MENU
klinika

“Në sondazhe Berisha ka mbështetje të madhe”

Zaloshnja: Nëse Basha merr vetëm 5-6% të votave, PD do jetë…

22.02.2022 - 21:47

Analisti Eduard Zaloshnja ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhje “skype” për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me situatën politike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit ku ka shumë debate lidhur me votat që do marrin 2 kampet e PD.

Zaloshnja tha se në bazë të sondazheve që ai kishte bërë më herët, ish kryeministri Sali Berisha dëzonte një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë dhe në këto kushte Basha e kishte të pamundur të ishte lider i opozitës.

Ndërsa shtoi se nëse Basha në zgjedhjet e 6 marsit do të siguronte 5-6% të votave atëherë pjesa e PD që ai përfaqëson do të jetë vetëm një “partiçkë” dhe jo një parti e mirëfilltë politike.

Zaloshnja: Vetë fakti që Berisha nuk u largua pas vitit 2013 pas asaj humbje dramatike me 1 milionë shuplaka siç thotë edhe Rama. Ai ka një mbështetje të madhe të elektoratit të djathtë të paktën sipas sondazheve që kam bërë unë së fundmi, e bën të pamundur për Bashën që të jetë lider i opozitës.

Ai mund të jetë lider i asaj partie që ka mbetur, ose më pak se gjysmës së PD. Nuk ka të bëjë vetëm të kesh postet zyrtare me vete, cështja është të kesh me vete elektoratin.

Nëse Basha në këto zgjedhje del me 5-6% siç doli Pollo para 20 vitesh, kjo pastaj nuk është më parti, por partiçkë. Por edhe nëse i ndajnë votat gjys për gjys kandidatët e Bashës apo Berishës është një sinjal që asnjëri prej tyre nuk do jetë në gjendje të marrë në dorë flamurin e opozitës./