MENU
klinika

Dënimi i Tahirit dhe procesi për shkarkimin e Presidentit

Zheji: Drejtësi e sforcuar, po përpiqet të japë prova që është e reformuar

07.02.2022 - 16:56

Analisti Artur Zheji i cilësoi si të sforcuara vendimin e marrë së fundi nga Apeli i GJKKO-së për dënimin me burg të ish-ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe procesin në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta.

Përmes një prononcimi për emisionin “Pikat mbi i”, Zheji, u shpreh se drejtësia e re ndodhet nën një presion për të dhënë prova që është e reformuar dhe ndaj jep vendime të sforcuara.

Për sa i përket dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit, Zheji u shpreh se dimesioni i hetimit duhet të ishte më i gjerë, pasi duke u nisur dhe nga vetë deklaratat e Tahirit, jo çdo gjë ishte e varur vetëm në dorë të tij.

Sipas Zhejit, nëse hapen petët e byrekut për çështjen e Tahirit, situata merr një dimesion më të gjerë dhe më të thellë.

“Në këtë rreshtim faktesh dhe ndodhish kuptohet që është një situatë e sforcuar. Në radhë të parë dënimi i Saimir Tahirit në kohë dhe në vite shtë krejtësisht qesharak.

Duket sikur drjtësia e re kërkon me çdo kusht të bëj një figurë të mirë, të tregojë që është e reformuar, dhe godet Tahirin, pasi e ka gjysmë të gatshëm. Ndërkohë që Tahiri në deklaratat e tij ka folur për një situatë më komplekse, ka folur për fikje radarësh, ka folur për një situatë e cila nuk mund të ishte krejtësisht në dorën e tij. Nëse hapen petët e lakrorit dalin dimesione shumë më të thella dhe shumë më të qarta.

Ai mund të ketë një konratë politike morale të pranojë me stoicizëm situatën, por unë këtu shoh sforcim. Mendoj që është e sforcuar dhe procesi që lidhet me shkarkim e Presidentit. Shkelja e rëndë e Kushtetutës është një term interpretativ, pasi shkljet e rënda nënkuptojnë shkeljet penale. Raporti që Meta ka pasur me Kushtetutën ka qenë i personalizuar, nuk mund të themi që ka qenë më i mirri, nuk mund të themi që nuk ka sjellë risi, nuk mund të themi që Meta nuk ka tejkaluar ca caqe, por nga kalimi i cakut te shkelja e rëndë përbën dhe thelbin e debatit në Gjykatën Kushtetuese.

Këto procese janë të sforcuara dhe po mbajnë peng vendin, pasi janë veprime shkak pasoja, pasi po trondisin me tërmete të padukshme klasën politike shqiptare”, tha Zheji.