MENU
klinika

21 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës

28 ditë luftë/100 mijë persona të bllokuar në Mariupol!

23.03.2022 - 10:22

Tashmë 4 javë nga fillimi i luftës në Ukrainë. Situata vijon të mbetet tepër shqetësuese e ndërsa bombardimet vijojnë në të gjitha qytetet.

E teksa Perëndimi paralajmëroi dje sanksione të reja të enjten ndaj Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të bëhej vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e vendit.

Presidenti Zelensky ngriti alarmin se 100,000 njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe. Zelensky më tej i kërkoi edhe Italisë shtimin e sanksioneve. “Ne vazhdojmë të punojmë që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese e ndonjëherë skandaloze, “tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

E ndërsa kancelarit Scholz të ndalojë varësinë e saj nga importet ruse.

Britania e Madhe nga ana tjetër paralajmëroi se Rusia mund të rrisë masat dhe dhunën pas protestave nga civilët në Ukrainë.

Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ukrainase raportoi dyshimin e parë për pushtuesit rusë që vranë një burrë dhe përdhunuan gruan e tij në rajonin e Kievit.