MENU
klinika

Gjithçka duhet të dini

4 vazo me 8 skuadra, shorti i Botërorit 2022

31.03.2022 - 22:22

Tashmë 29 nga 32 kombëtare kanë siguruar biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në fund të këtij viti. Kampioni në fuqi i Evropës, Italia ka mbetur jashtë, pasi u mposht në gjysmëfinale të play-offit nga Maqedonia e Veriut.

Edhe tre vende kanë mbetur, teksa janë të caktuara edhe kombëtaret që do të luftojnë për ato. Uellsi do të përballet me fituesin e ndeshjes Skoci-Ukrainë, ndeshje kjo që u shty si pasojë e luftës.

Peruja do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe krejt në fund Kosta Rika do të përballet me Zelandën e Re. Shorti do të tërhiqet nesër nga ora 18:00.

stadiumi i boterorit katar 2022

Vazo1: Katar, Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli,  Spanjë, Portugali.

Vazo 2: Meksikë, Holandë, Danimarkë, Gjermani, Uruguai, Zvicër, SHBA, Kroaci.

Vazo 3: Senegali, Irani, Japonia, Maroku, Serbia, Polonia, Koreja e Jugut, Tunizia.

Vazo 4: Kamerun, Kanada, Ekuador, Arabi Saudite, Gana, Uells/Skoci/Ukrainë, Kosta Rika/Zelandë e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe/Australi/Peru.

Ky Botëror ka të njëjtin format si turnetë e fundit, me skuadra të barabarta në tetë grupe me nga katër. Ekipet renditen në bazë të renditjes botërore të FIFA-s të publikuar më 31 mars. Katarit do t’i jepet pozita A1 nga vazo 1.

Ekipet nga i njëjti kontinent nuk do të jenë në grup të njëjtë, me përjashtim të ekipeve nga Evropa, ku maksimumi dy mund të jenë në një grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën