Ulen shifrat e infektive me COVID-19 ne vendin tone. 40 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit.
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1028 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.
Janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Mallakastra 64 vjeç.
Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Mars 2022)
Raste të reja ditore 40
Të shëruar në 24 orë 263
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1028
Testime totale 1,753,155
Raste pozitive 272,250
Raste të shëruara 267,460
Raste Aktive 1307
Humbje jete 3,483
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 360
Fier 227
Lezhë 185
Elbasan 111
Kukës 96
Shkodër 84
Vlorë 76
Berat 59
Gjirokastër 41
Korçë 41
Durrës 23
Dibër 4