MENU
klinika

Mes viktimave edhe një adoleshente

Aksident me katër të vdekur në Fushë Krujë – Milot

06.03.2022 - 10:17

Katër persona kanë mbetur të vdekur në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot pak pas mesnate.

Lajmi raportohet nga policia mëngjesin e sotëm e cila thotë se shkak është bërë një aksident i rëndë rrugor.

Mësohet se kanë ndërruar jetën dy shoferët e makinave të përfshira në aksident si dhe dy pasagjerë, mes tyre një vajzë 16-vjeçare.

INFORMACIONI I POLICISË:

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.