Dy nënkryetarët e mbetur të Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e Lulzim Basha nga kreu i partisë.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se nënkryetari i PD-së , Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryedemokrati të tërhiqet.
“Historia ka nisur në 9 shtator nga vendimi që ju morët. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është e hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, kam respektin me të madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do të përfshijë njerëzit, 1/3 e heshtur. Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, Nuk e shoh dot PD që të ngjitet pas Sali Berishes, nuk është alternativë. Merreni si të doni emocionale, personale ne duhet që të japim sinjale bashkimi.
E dyta, duhet t’u japim Shans te tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe përderisa këto 2 pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bënin hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohen e mjaftueshme”, ka thënë Alibeaj.
Gjithashtu edhe Jorida Tabaku ka kërkuar tërheqjen e Bashës, në mënyrë që të ketë një bashkim të PD-së.
Ndërkaq më herët Basha në fjalën e tij në mbledhje ka theksuar se është koha për të rikuperuar gabimet dhe se ai do të mbajë përgjegjësisë e tij.