MENU
klinika

Kancelari gjerman

A do të ndërhyjë NATO? Scholz jep përgjigjen e prerë

23.03.2022 - 11:40

“Ne nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të ketë përsëri paqe në kontinentin tonë.” Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz në debatin e përgjithshëm të Bundestagut.

Ai u shpreh mes të tjerash se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën që po ndodh aktualisht. Sipas tij, e vërteta është një dhe e vetme, lufta po shkatërron Ukrainën dhe gjithashtu të ardhmen e Rusisë.

Sipas Scholz, ka ardhur momenti që armët të ulen tashmë.

“Shqetësimi i qytetarëve mbetet i madh, ata pyesin nëse lufta do të vijë edhe mes nesh. Por një gjë mbetet e qartë: NATO nuk do të shkojë në luftë. Ky është një imperativ i arsyes”, shtoi Sxholz.