Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës. Lukashenko, i cili është aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë.”lukashenko
“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Më shumë se kaq, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Ka nuk ka nevojë për këtë”
Ditën e djeshme Lukashenko po përgatitej të dërgonte forca ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha se Rusia ishte tallur me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.