MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ulet rreziku për sëmundjet e zemrës me vitamina?

02.03.2022 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A ulet rreziku për sëmundjet e zemrës me vitamina?

Mjeku: Vitaminat antioksidante E, C dhe betakaroteni janë faktorë që ulin rrezkun e esëmundjeve të zemrës. Gjithsesi, studimet klinike për shtesat ushqimore të këtyre vitaminave ose kanë dështuar të tregojnë të mirat që mund të vijnë prej tyre ose nuk ka pasur asnjë përfundim domethënës. Shoqata Amerikane e Zemrës ka deklaruar se nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se shtesat ushqmiore parandalojnë ose trajtojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Ç’të bëjmë: Trupi thith dhe përdor vitaminat dhe mineralet sidomos kur ato merren përmes ushqimit. Për të siguruar vitaminat dhe mineralet që keni nevojë, mos blini shtesa ushqimore të gatshme, por hani një gamë sa më të gjerë ushqimesh të çdo lloj ngjyre të ylberit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.