MENU
klinika

Tritoli në dy bizneset në Shkodër

Ademi: Jemi të tronditur, kërkojmë që të zbardhet ngjarja

27.03.2022 - 11:58

Kryetarja në detyrë e Bashkise Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes se rëndë të shpërthimeve me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ajo tha se në bashki është investuar me kamerat e sigurisë në akset kryesore dhe policia duhet të zbardhë ngjarjen e të kapë autorët.

“Është e vërtetë kanë qenë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesit dhe familjet, dhe të gjithë qytetin, nevoja për të pasur siguri është e domosdoshme. Kërkesa ime për policinëm, prokurorinë është që të zbardhin sa më shpejt atë që ka ndodhur, duhet të ketë siguri. Ngjarje të tilla në të gjithë Shqipërinë kemi pasur, dhe kjo tregon mungesën e vullnetit për të siguruar qytetarët. Në çdo kohë që pamjet e kamerave të Bashkisë kërkohen, janë të disponueshme, ne kemi vendosur buxhet shtesë për kamerat në ambiente publike, janë për të ofruar siguri, rregull. Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë, kam komunikuar për çdo shqetësim që kemi pasur për sigurinë e qytetit. Jo, nuk është frikë të jetosh në Shkodër, edhe pse ngjarje të tilla e rëndojnë sigurinë.’- tha Ademi.

Dy biznese u sulmuan dje me tritol në një diferencë kohore vetëm 10 minuta nga njëri-tjetri në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, të 26 marsit, në rrugën pranë Stadiumit “Loro Borici”, pranë një supermarketi, ndërkohë që në 02:30 ndodhi shpërthimi i dytë, më i fuqishëm në pedonalen e qytetit në një dyqan veshjesh. Një nga bizneset, konkretisht dyqani i veshjeve, ishte i ish-kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër, Xhemal Bushati, ndërsa pronari i supermarketit ishte Flori Marku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN