MENU
klinika

Rama poston foto nga aksi rrugor Korçë-Ersekë

‘Aks strategjik për zhvillimin rural e turistik të vendit”

17.03.2022 - 11:23

Në lotin II të aksit rrugor Korçë-Ersekë punimet po vijojnë intensivisht për përfundimin e këtij kantieri brenda afateve të parashikuara.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga ky aks strategjik me ndikim në zhvillimin rural dhe turistik të vendit.

“MIRËMËNGJES , dhe me punën e bukur në kantierin Korçë-Ersekë, Loti 2, për të përfunduar një tjetër aks strategjik për zhvillimin rural e turistik të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Rama.

ARRSH ka bërë të ditur se po punohet me ndërtimin e mureve mbajtëse, sistemin e kullimit dhe asfaltimin e të gjithë gjatësisë së lotit.

Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore.


Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.