MENU
klinika

"Këta kanë ikur nga mendja"

Aktori Neritan Liçaj: Dalja në shesh na sjell lirinë

11.03.2022 - 19:59

Aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj i është bashkuar protestës së qytetarëve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë.

Ai tha se vetëm bashkimi popullor mund të kthejë çdo qeveri me këmbë në tokë. Sipas tij sot ata që përfaqësojnë institucionin e drejtësisë dhe qytetarët në shesh mund të rikthejnë normalitetin në vend, për ta bërë Shqipërinë të jetueshme.

‘Kur qeveria çartet duhet të vijë me këmbë në kokë, sepse është zgjedhur nga populli duhet t’i shërbejë popullit. Kur këta ikin mendsh, pjesëmarrja në shesh na sjell liritë dhe të drejtat.

Zotërinjtë e drejtësisë janë të parët që kanë në dorë të drejtat, kthehuni tek e drejta. E dyta janë qytetarët në shesh’, u shpreh Liçaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria bëhet për flamurin tonë, jo të partive”

Gazetari Marin Mema në protestën para Kryeministrisë: Këta që kemi në krye duan…

“Të varfrit duhet të hanë bukë dhe patronazhistët mos hanë më..."

Florian Binaj i drejtohet qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh…


“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?