MENU
klinika

Pushtimi rus

Alarmi i Zelenskyt për Europën: Po ra Ukraina radhën e keni ju

27.03.2022 - 18:41

Ushtria ruse ka lëshuar dhjetëra raketa me precizion të lartë në një sulm ushtarak të shumëfishtë qark Ukrainës, sipas pamjeve të publikuara nga vetë Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Të shtënat me armë dhe raketa kanë vazhduar prej mëngjesit të kësaj të diele nga qendra urbane e Mariupol drejt jugut, në rajonin e Sumi në veri por duket se trupat ruse e kanë të pamundur, siç pala ukrainase thotë, të hyjnë në Kiev. Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se vetëm të shtunën, ushtria e saj ka shkatërruar 117 mjete luftarake ukrainase.

Po ashtu, në pamjet e transmetuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes duken ushtarët rus teksa minojnë fushat në rajonin e Kerson. Beteja shtrihet në një territor prej 1800 km dhe rusët po mobilizohen për sulme të reja tokësore, pavarësisht ofensivës së tyre të ngadaltë në terre.

Duke parë situatën, me ministrinë ukrainase të Mbrojtjes që pranon se mbi 4500 ndërtesa banimi janë shkatërruar e mijëra mjete luftarake po ashtu, presidenti Zelenski kërkon përsëri ndihmë në armatime nga aleatët e NATO-s.
“Kush është kostoja e sigurisë? Është shumë specifike. Janë avionët për Ukrainën. Janë tanket për shtetin tonë. Janë raketat mbrojtëse. Janë armët antiraketore. Dhe partnerët tanë i kanë këto. Sot nuk bëhet fjalë vetëm për lirinë e Ukrainës por për lirinë e Europës. Nuk kërkojmë më shumë se sa 1% e avionëve dhe 1% të tankeve të NATO. Kemi 31 ditë që ju presim. Kush po e drejton komunitetin euro-atlantik? Po e drejton Moska, përmes kërcënimeve të saj?”

Në videot e tij të vazhdueshme në rrjetet sociale, Zelenski edhe një herë I kujton Europës, se lufta do të vazhdojë atje, nëse Ukraina bie.

Gjendet trupi i pajetë i të riut! Në pranga autori

Hodhi nga ura shokun dhe fshehu krimin, policia zbardh vrasjen

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!