MENU
klinika

A e ka marrë Berisha mesazhin?

Alibeaj thërret mbledhjen e grupit të PD-së

30.03.2022 - 10:38

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj ka njoftuar që mbledhja të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në selinë e PD, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, raporton BalkanWeb.

“Përshëndetje!
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.

Ajo çka mësohet është se Berisha nuk është në grupin e deputetëve qe e kanë marre mesazhin. Ndaj natyrshëm lind pyetja; a do të marrë pjesë Berisha në mbledhjen e grupit? Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sot vjen vërdallë si kufomë politike”

Alibeaj: Berisha dështoi të nxirrte arkivole nga PD