MENU
klinika

Nuk është Gjermania

Aplikimet për azil nga shqiptarët në 2021, cila është “toka e premtuar” për ta

24.03.2022 - 11:03

Në vitin 2021 në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian aplikuan për azil rreth 9 mijë shtetas shqiptarë. Sipas Eurostat, shqiptarët ishin të dytët pas turqve, me 16% të aplikimeve total nga vendet e Europës.

Statistikat e Eurostat bëjnë të ditur se preferenca e shqiptarëve për të aplikuar për azil mbetet Franca, që në vitin 2021 mori rreth 4900 aplikime, ose 54% të totalit. Franca mbetet e preferuar për shkak të lehtësive që ka në bërjen e dokumenteve, mosdëbimeve dhe lehtësive sociale.

Në vend të dytë ishte Gjermania, me 13.5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12.6% dhe më pas renditet Italia, me 8.5% të totalit të aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për azil në një nga vendet e BE-27.

Të dhëna të tjera të e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në total (së bashku me riaplikimet), në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil në Europë 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.  Në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë).

Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime.