MENU
klinika

Grabiti me dhunë një familje në Kurbin

Arrestohet duke hyrë në Shqipëri Gilmando Bami

08.03.2022 - 11:57

Gilmando Bami, 22-vjeç banues në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se është përshirë në një grabitje më dhunë në Kurbin, pak javë më parë. Gilmando Bami u arrestua nga policia kufitare e Durrësit teksa ky po dilte nga trageti dhe po bënte veprimet.

Ngjarja ndodhi me 12 janar, kur tre grabitës me maska u futën në banesën e shtetasit A.L në Vinjollë të Kurbinit, duke dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur  një shumë prej 150 mijë lekësh.  Pas hetimeve efektivët arritën të identifikonin autorët Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili , 30 vjeç dhe Gilmando Bami, 22 vjeç, të tre banues në Krujë. Më parë policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe Islam Kabilin.

Tre grabitësit gjatë mesnatës së 12 janarit, të maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës kanë mundur të marrin shumën prej 150 mijë lekësh. Pas arrestimit të Egli Durmës, gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.