MENU
klinika

Koha universale artistike

Arti rifillues i Ekos

30.03.2022 - 11:52

        “Lëre zemrën të flasë, të marrë në pyetje fytyrat, të mos dëgjojë gjuhët”.

Umberto Eko nuk ka nevojë për prezantim, pasi është padyshim ndër intelektualët më të rëndësishëm italianë të të gjitha kohërave. Ai ishte semiologu, gjuhëtari, historiani, gjeografi, romancieri. “Njeriu që dinte gjithçka”, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Kërshëria e Umberto Ekos nuk njihte kufij: shkrimtar, kritik letrar, filozof dhe semiolog, ai përpiqej të “shihte kuptimin atje ku dikush do të tundohej të shihte vetëm fakte”. Tejet pjellor, ai la një punë thelbësore, veçse famën ndërkombëtare e fitoi me romanin e vitit 1980 “Emri i trëndafilit”, suksesi i të cilit nuk u përsërit me veprat e mëpasme ose me vepra të tjera. Romani u shit më shumë se 10 milionë kopje, në 30 gjuhë. Umberto Eko lindi në 5 janar 1932 në rajonin e Piemontes në Italinë e Veriut. Babai, Giulio, ishte llogaritar dhe shërbeu në tri luftëra gjatë gjithë jetës së tij. Kur ishte fëmijë, Umberto kalonte orë të tëra në bodrumin e shtëpisë së gjyshit, pikërisht atje filloi të pasionohej pas letërsisë. Po lexonte tërë koleksionin e gjyshit, i cili përfshinte Zyl Vernin, Marko Polon dhe Darvinin.

Eko është përpjekur të interpretojë kulturat përmes shenjave dhe simboleve të tyre. Ai analizon gjithçka: gjuhë, ikona fetare, pankarta, veshje, partitura muzikore dhe karikaturat. Gjatë periudhës së mësimdhënies, ai botoi më shumë se 20 libra. Veçantia e veprës së tij letrare ndikimi i romaneve të tij me shqetësime akademike. Ai gjeti një mënyrë për t’i mbajtur të bashkuara jetën e tij universitare dhe punën, duke qenë një shkrimtar i trillit. Gjatë rrugëtimit të jetës, vazhdoi të jepte filozofi dhe, më vonë, semiotikë në Universitetin e Bolonjës. Filtoi një reputacion të caktuar në Itali, vendin e tij të lindjes, falë kolonave të përjavshme për kulturën dhe politikën popullore për “L’Espresso”, revista më e rëndësishme e vendit. Kontributi që dha në kulturën e medieve ishte i jashtëzakonshëm, çka shihet përmes eseve si “Fenomenologjia e Mike Bongiorno”. Ndikimi i Eko bëri që të njihet gjerësisht, duke marrë më shumë se 30 doktorata nderi nga institucione po aq të respektuara, si për shembull, universiteti “Indiana” ose universiteti “Rutgers”./Konica.al

Studiuesi italian vuri në dukje tendencën në rritje për të klasifikuar simbolet, idetë dhe konceptet e kulturave të huaja, duke i përshtatur ato me sistemin e referencës sonë kulturore. Rasti më domethënës i cituar nga Eko është ai i Marko Polos, i cili, pasi pa një rinoqeront gjatë udhëtimeve të tij në Lindje, e identifikoi atë menjëherë si njëbrirësh. Marko Polo e kishte emëruar këtë kafshë, bazuar në imazhin perëndimor të njëbrirëshit: një krijesë me një bri.

Po ashtu, Eko ka qenë pionier në interpretimin e botës bazuar në kulturën. Ai themeloi dhe zhvilloi një nga qasjet më të rëndësishme të semiotikës bashkohore, e përmendur përgjithësisht si semiotikë interpretuese. Çdo gjë që shfaqet në një faqe të organizuar nga autori i kryeveprës “Emri i trëndafilit”, vjen në rezonancë. Gjithçka, me përplasje ose fërkime, produkt i mendimit, sipas rregullit të kësaj “semiotike rudimentare dhe të rastësishme”, e cila ishte, kur nuk përfshihej as në përralla, as në kërkimet më rigoroze: “Lektori i fabulave”, apo “Semiotika dhe filozofia e gjuhës”, regjistri si i gjallë dhe brilant i studimeve të tij të shkurtra, si tek “Si të udhëtosh me një salmon”. Idetë, veprat, apo faktet historike më të papritura hapin, sipas mënyrës së shtegtimit të një shkollari, një udhë për pyetje universale, si bukuria dhe shëmtia, absolutja, zjarri, padukshmëria, komploti, papërsosmëria… tema që, kur i rendit, duken sa të thjeshta, aq edhe kundërshtuese. Por, për të lexuar Ekon, asgjë nuk duket më e re, pasi arti i mendimit të tij është art rifillues, i përtëritjes së të njohurës nga takimi me një tjetër të njohur.

Ai që nuk lexon, ka vetëm një jetë, ndërsa një lexues do të ketë jetuar të paktën 5 000 vjet, deklaronte autori i “Emrit të Trëndafilit”. Me ecejaket midis të kaluarës dhe së tashmes, fabulës dhe analizës, Umberto Eko kishte fituar lirinë e madhe, të cilën ai përpiqej ta ndante. Eko nuk kishte optimizmin e filozofëve të Iluminizmit, ishte i interesuar për mijëra mënyra ku ndërthureshin gënjeshtra, e vërteta dhe e besueshmja, për të vendosur të vërtetën mirëfilli në njërën anë dhe gjithë “të keqen” në anën tjetër. Humori, ironia e tij, e pengonin që të “adhuronte” plotësisht këtë apo atë vizion të botës, por gjithsesi besonte se “kultura” ishte një “dritë”, një forcë, një forcë jete, një fuqi e gëzueshme për të ekzistuar, siç do të thoshte Spinoza. Asgjë nuk ishte e huaj për të, ai ishte i interesuar për gjithçka, për risinë shkencore, mendimin antik, romanet e stacioneve, traktatet politike, faktet e ndryshme, me atë gjeninë që gjithmonë ishte i aftë të skiconte shtigjet e së ardhmes që hapeshin për shoqëritë, duke parë në të kaluarën: ai ishte një nga intelektualët e parë që kuptoi, se çfarë pasurie të jashtëzakonshme të diturisë mund të sillte interneti dhe çfarë rreziqesh mbartte ai, udhëtonte midis shtatë kompjuterëve të tij me të njëjtën lehtësi që endej mes rafteve të bibliotekës, për të gjetur një traktat mbi historinë mesjetare ose një botim të vjetër të “Playboy”, apo për t’u mrekulluar para “librit më të bukur, të shtypur ndonjëherë: ‘Hypnerotomachia Poliphili”. Kishte pasionin e njohjes dhe gjatë gjithë jetës do ishte “shembulli” i një pasion i tillë, qoftë sa i përket veprave letrare, apo konjitivizmit, fjalëkryqeve, apo teorive të informacionit, kjo e bënte më të lumtur dhe më të lirë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do t’ju bëjë të reflektoni shumë për jetën tuaj

Letra dhe këshillat që Umberto Eco i la “amanet” nipit para vdekjes

Umberto Eco

Dante dhe Islami!


Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën