Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me banorët në Dushk.
Gjatë këtij takimi Balla tha se qytetarët në 6 mars duhet të zgjedhin njerëzit që punojnë për të përmirësuar jetën e banorëve të zonës.
“Unë sot kam ardhur të kërkoj votën për Eriseldën e cila i ngjit shkallët pa ndihmën e askujt. Eriselda është njëra prej jush. Ajo nuk u gjend rastësisht, por erdhi me 16 vite eksperiencë dhe jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur. Edhe Edi Rama e ka mbështetur. Jam i sigurt se për Lushnjen na presin punë shumë të mira, por të mos harrojmë se kaluam kohë të vështira. Por zgjedhjet e 6 marsit nuk janë vetëm për Eriseldën. populli duhet të kuptojë që votës duhet t’i japim peshë. Këtë votën duhet t’ja japësh atij që mendon se me votën tënde bën punë për ty. Unë jam i sigurt që këtu nuk e dinë që qeveria jep ndihmë për çdo bujk. Tani jemi për skemën e naftën falas dhe në këtë aspekt nuk duhet të lëmë asnjë familjet të Dushkut pa marrë naftën që i takon. Në 25 mars duhet të kenë aplikuar të gjithë”, tha ai.