MENU
klinika

"Duhet të rishihni kontratat e eksporteve"

Balluku takim me furnizuesit: Nesër do fillojmë t’ju kontrollojmë rezervat!

11.03.2022 - 11:07

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ka bërë me dije se duke filluar nga dita e nesërme do të nisin kontrollet në terren ndaj furnizuesve të naftës, për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës.

Sipas Ballukut, bazuar në ligj, rezerva që duhet të kenë furnizuesit duhet të jetë e barabartë me 90 ditë shitje.

Gjithashtu ministrja shtoi se bordi i cili do të ngrihet do të kontrollojë edhe kontratat e eksportit.

“Ministria i ka të dhënat dhe janë të qarta dhe transparente të gjithë sasitë e rezervës së sigurisë që secili nga ju duhet të mbajë. Jeni të detyruar të mbani rezerva sigurie. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë et tregtimit duhet të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë sigurie shitje.

Bordi që do të ngrihet do të ketë edhe nëj detyrë tjetë. Përmes të gjitha instrumentave të kontrollit unë ju bëj me dije se do të nisim një kontroll në terren për të parë gjendjen e rezervave të naftës.

Kjo do të filloje menjëherë, duke nisur nga nesër. Në rast më të mirë, do ishte e udhës që të deklaronit zyrtarisht sasia e rezervës që mbani për të koordinuar me sasinë që kemi përllogaritur. Edhe eksporti do të jetë detyrë e bordit, jeni importues, por edhe tregëtoni në eksport. Nuk lidhet me çmimin por me volumet në vend. Do të jeni të detyruar që të shihni kontratat e eksporteve nga malli që importoni dhe rishisni.”, tha ajo.

Më herët kryeministri Rama bëri me dije se do tën grihet një bord administrimi e karburanteve. Sipas kryeministrit pjesë e këtij bordi do jenë: Ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj.