Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka konsideruar një hap drejt zgjidhjes së situatës në PD dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
Sipas tij misioni i Bashës në PD nuk ka marrë fund pasi ai ka ende kontribut për të dhënë por jo si kryetar i saj.
A ka mbaruar misioni Basha në PD?
Nuk e shikoj që misioni i tij të ketë marrë fund. Basha ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD dhe ka për të dhënën akoma. Akti i tij ishte për të ndihmuar PD-në.
A do të rikandidojë?
Ne gjendjen ku është PD, tërheqja e tij duke marrë me vete edhe Berishën është një zgjidhje për PD-në. Akti që ka ndërmarrë ai në situatën e krijuar është zgjidhja më e mirë për PD-në. Du ata falenderoj që ai kapërceu vetveten dhe interesin e tij duke menduar interesin e demokratëve. Jam krenar që kam qenë dhe vazhdoj të jem një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Ai na tregoi se betejën e bërë gjatë gjithë kësaj kohe nuk e kishte bërë për karrigen e kryetarit.
Pak orë pasi Basha ka dhënë dorëheqjen kam thirrur Alibeajn dhe Tabakun. PD nuk mund të qëndrojë asnjë sekondë pa një drejtues. Kam kërkuar gadishmërinë për drejtimin e PD-së nga ana e tyre. Tabaku u shpreh se preferoi mos e merrte këtë përgjegjësi, ndryshe nga Alibeaj, përndryshe partia do të futej në ngërç. Kështu kam bërë një njoftim ku derisa institucionet të shprehen drejtimin e merr Alibeaj. Do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar.