MENU
klinika

“Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është mesazh shumë i fortë “

Basha: Kërkon një reflektim të thellë brenda PD. Ja si do reformohemi

07.03.2022 - 12:55

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur për herë të parë për rezultatin me të cilin kandidatët e PD dolën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sipas Bashës, procesi i 6 marsit ishte “anomali e një anomalie”.

Basha: Një gjë dua të garantoj gjithë demkratët asnjë gjë nuk na lëviz nga vendosmëria që partia jonë të mbetet parti politke e shpreses. Kemi gabimet e mëkatet tona, kemi pjesën tonë të përgjegjësive pse vendi është në këtë situate ndonëse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore.

Ajo që ka ndodhur dje që njerëzit kanë folur qartë me mos pjesëmarrje kërkon një reflektim të thellë brenda PD një reformim të thellë që të mundëosjë që PD të jetë më shumë se kurrë vendi ku qytetarët të gjen ë vendin e tyre e zgjidhje për hallet këtë do bëjmë do dëgjojmë njrrëzit do reformohemi duke dëgjuar dëshirat kritikat e aspiratat e tyre.

Do ngremë problemet e tyre kudo që janë pa asnjë kompromis me të keqen e do ofrojmë zgjidhje e do bëjmë gjithcka që të jemi një orë e më parë përmes një procesi të lirë e të ndershem zgjedhor në gjendje që këto zgjidhje t’i kthejmë në realitet.

Ndenja në shtëpi e 70% të votuesve është mesazh shumë i fortë mund të merRemi sa të duam dhe me indivië që e kanë dëmtuar PD-në.

Pyetje: Si do e mundi Ramën me ketë rezultat?

Basha: PD është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve