MENU
klinika

Vetëm 24 vjeç

Bashkë me kameramanin e Fox News, vritet dhe gazetarja ukrainase

15.03.2022 - 20:22

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se krahas kameramanit të Fox News, Pierre Zakrzewski i cili u vra në afërsi të Kievit të hënën, është vrarë dhe një gazetare ukrainase 24-vjeçare, e cila gjithashtu punonte për televizionin amerikaN.

Oleksandra Kuvshinova, kishte qenë korrespondente për Fox News që nga dita e parë e nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Ajo u përshkrua si vajzë “e hareshme dhe e sjellshme” nga një producent i Fox News, i cili kishte punuar me të gjatë konfliktit, raporton skynews.

Kujtojmë gjithashtu e vetëm pak ditë më parë është vrarë edhe një gazetar amerikan, Brent Renaud teksa u plagos kolegu i tij, Juan Arredondo.