MENU
klinika

Këngëtari na zbulon përgjigjjen!

Bashkëpunim midis Emily-t dhe Ylli Limanit?

04.03.2022 - 12:20

Ilir Shaqiri ka folur shpesh gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” për talentin e vajzës së saj në këngë, duke kërkuar nga këngëtari i njohur Ylli Limani një bashkëpunim në muzikë.

Ndërkohë, artisti ka dhënë përgjigjen e tij për herë të parë lidhur me këtë kërkësë, duke thënë se nuk ka asnjë gjë konkrete.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, ai tha se do kishte patur dëshirë t’ia shkruante një këngë Emily-s sepse në bashkëpunime është i vështirë.

Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi.

“I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet se është baba. Edhe unë emocionohem. E ka një zë shumë të bukur. Për bashkëpunim nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha patur qejf të kisha autorsinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bind dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik. Unë krijoj rrallë për dikë tjetër sepse nuk ndihem mirë. Sepse ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt tjetri. Unë dua të jem në paqe me vete, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur.”-tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po të them që jam në një lidhje…"

Ylli Limani tregon për jetën e tij sentimentale


Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain