MENU
klinika

Borrell nuk përmend Serbinë

“BE, e shqetësuar nga ndikimi rus në Ballkan”

15.03.2022 - 15:36

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politika të Jashtme dhe ato të Sigurisë, Josep Borrell tha gjatë konferencës për shtyp me Ramën se BE është e shqetësuar për ndërhyrjet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Borrel tha se ndikimi rus në këtë rajon duhet shmangur, ndërkohë që nuk përmendi Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajonin tonë.

Sigurisht që jemi të shqetësuar nga ndërhyrja dhe influenca e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por kjo nuk është asgjë e re, asgjë e re. Por keqinformimi rus, ose dezinformimi rus është një fjalë që ne e përdorim sot për të folur për propagandën dhe për ato gënjeshtrat të cilat janë në formë sistematike – këto janë rritur, ne e shohim këtë gjë, e përceptojmë. P.sh. shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë që kjo është një mënyrë për ta mbrojtur popullin rus që kërcënohet nga gjenocidi i kriminelëve nazistë ukrainas sepse kështu është folur nga rusët. Është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë ky mjet, duhej ta mbyllnim këtë dezinformim”, tha ai.

Borrell theksoi se ndikimi rus ndodhet në Ballkanin Perëndimor “në disa vende më shumë se në disa tjera”.

Ne duhet që ta kuptojmë dhe të përballemi me influencën ruse kudo ku ajo ndodhet në Ballkanin Perëndimor, në disa vende më shumë se në disa tjera. Ne sigurisht jemi të ndërgjegjshëm që Ballkani Perëndimor do të jetë fushëbetejë për ide për të ardhmen, për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë