MENU
klinika

"Rreshtohuni me politikën e jashtme tonën"

BE, ultimaum Serbisë: Larg Rusisë

22.03.2022 - 14:50

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrel Fontelles i dërgon një mesazh të drejpërdrejtë Serbisë për t’u rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së përmes zëdhënësit të tij Peter Stano.

Sipas këtij mesazhi, Serbisë i bëhet e qartë, se nuk ka shumë kohë në dispozicion për të vendosur lidhur me qëndrimin e saj për sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe qasjen ndaj qëndrimeve dhe deklaratave më të fundit të BE-së për këtë çështje. Ja si shprehet zëdhënêsi Peter Stano I pyetur, sa çfarë afati kohor ka Serbia për t’u rreshtuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

“Kur BE-ja aprovon sanksione ose masa shtrënguese, vendet kandidate janë të ftuara të rreshtoehn brenda një afat të caktuar kohor. Normalisht, bëhet fjalë për disa ditë, ose disa javë, në varësi të rrethanave.

Vendeve ju jepet mundësia të shprehen brenda disa ditëve nëse do të rreshtohen ose jo me sanksionet e BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë rreshtuar në nivelin 100% me të gjitha vendimet e marra së fundmi dhe kjo vlerësohet shumë. Serbia deri tani ka vendosur të mos rreshtohet me të gjitha deklaratat dhe qëndrimet e BE-së. Ne presim që Serbia si shtet kandidat të rreshtohet me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në termat e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes” është shprehur Stano.

Ai ka rikujtuar, se gjatë ditëve të fundit, Serbia vendosi si përfundim të rreshtohet me disa akte të politikës së jashtme të BE-së, duke ju rikthyer qëndrimeve të saj të vitit 2014-2015 lidhur me aneksimin e Krimenë.

“Ne shpresojmë dhe presim që Serbia të rreshtohet gradualisht me qëndrimet dhe vendimet e BE-së. Nuk bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje duke marrë në konsideratë interesin ekonomik. Këtu bëhet fjalë për një qëndrim moral. Sanksionet e Bashkimit Europian janë aty për të evituar që Putin të financojë agresionin kundër një shteti sovran dhe të pavarur. Kjo është ajo që ne i shpjegojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor” është shprehur Stano.

Ndërkohë, lidhur me dështimin e aprovimit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nga parlamenti i Malit të Zi, Peter Stano u shpreh, se BE-ja vlerëson që Mali I Zi deri tani regjistron një rreshtim në nivelin 100 % me politikën e jashtme të BE-së.

“Ata mbështetën votmin në gjirin e OKB-së për sanksionet kundër Rusisë dhe kanë shprehur vullnetin për rreshtim 100% me politikën e jashtme të BE-së. Ne shpresojmë, që Mali i Zi të vazhdojë të punojë fort për zbatimin e vendimeve dhe qëndrimeve lidhur me rreshtimin me BE-në për me sanksionet kundër Ukrainës“.

Stano: Vendimi i qeverisë së Kosova për zgjedhje serbe në kundërshtim me të ardhmen europiane të Kosovës

Bashkimi Europian ka bërë përpjekje në bashkëpunim edhe me Quintin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga Kosova dhe Serbia që mundëson pjesëmarrjen e serbve të Kosovës që jetojnë jashtë Serbisë në zgjedhjet e Serbisë.

“Ndërkohë që konstatojmë, se Serbia ishte e gatshme për gjetjen e zgjidhjeve, ne shprehim keqardhje që palët nuk kanë gjetur konsensus për këtë çështje pas vendimit të Kosovës për të refuzuar një vendim konstruktiv të prezantuar nga Quinti”. është shprehur zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles. Peter Stano ka kristalizuar qëndrimin e Borrel mbi këtë çështje.

“ Ne e konsiderojmë këtë vendim në kundërshtim me qasjen e Kosovës për të ardhmen e saj europiane dhe në kundërshtim me parimin e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe ata që nuk janë pjesë e shumicës . Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbi që të frenohen nga akte që nxisin tensionet, të sillen me përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë kontruktive në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja” është shprehur Stano.