MENU
klinika

Mesazhi që përcjell ndaj Donaldit

Beatrix pritet të sjellë këngën e re

18.03.2022 - 17:00

Beatrix Ramosaj ka konfirmuar se do të sjellë së shpejti këngën e re. Këngëtarja ka postuar dy fotografi teksa pozon në shtrat me mikrofon dhe kufje krahas së cilave ka shkruar: “Provo sinqeritetin”. Ky detaj ka bërë që ndjekësit të besojnë se kënga do të jetë një dedikim për Donaldin.

Kujt tjetër do t’i thoshte Beatrix që të jetë i sinqertë përveç Donaldit, duke pasur parasysh dhe mënyrën se si përfundoi romanca e tyre që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Njerëzit kanë vërshuar në komente duke i bërë tag aktorit dhe duke thënë se kënga është një dedikim për të.

Pas daljes nga formati Beatrix solli menjëherë këngën “Faj” që ishte dedikim për Donaldin dhe historinë e tyre të dashurisë. Përmes rreshtave, këngëtarja fliste se sa shumë i kanë gjykuar njerëzit ndërsa thoshte se “i kanë bërë me faj”. Por tani mesa duket Trixa kërkon t’i thotë Donaldit që të jetë i sinqertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Donaldi e ka një përgjigje (video)

A do dilte nga shtëpia me Beatrix?