MENU
klinika

Njoftimi nga Moska

Bisedimet me Ukrainën do të zhvillohen në Bjellorusi në orën 13:00!

03.03.2022 - 12:38

Negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen në rajonin e Brestit të Bjellorusisë pasditen e sotme rreth orës 15:00 (13:00 me orën shqiptare).Këtë e ka bërë të ditur kryenegociatori rus Vladimir Medinsky.
Kujtojmë se më herët ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje për krizën ukrainase dhe vuri në dukje se kërkesat e Moskës janë “minimale”.

Ai shtoi se Rusia nuk mund të lejojë që Ukraina të përbëjë një kërcënim për sigurinë e vendit dhe tha më tej se Kievi nuk po vepron në mënyrë të pavarur në negociata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse planifikojnë të luftojnë Rusinë, ta mendojnë mirë”

Deklarata e fortë e Lavrov, krahason SHBA me Hitlerin