Cristiano Ronaldo foli në prag të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, e cila mund t’i garantojë Portugalisë shkuarjen në Kupën e Botës së Katarit, e cila do të zhvillohet në fund të këtij viti. A do të jetë ky, Botërori i fundit për CR7? Ja si përgjigjet ylli i Manchester United:
“Kam filluar të shoh se shumë prej jush po bëjnë të njëjtën pyetje. Unë do të vendos për të ardhmen time, askush tjetër. Nëse dua të luaj përsëri, nëse nuk dua më…unë vendos. Për ne do të jetë ndeshja e jetës.
Iu bëj thirrje portugezëve: ne e vlerësojmë demonstrimin e mbështetjes, ajo që kërkojmë nesër është mbushja e pakushtëzuar e stadiumit. Presioni është gjithmonë aty, por të gjithë jemi të përgatitur, donim ta luanim këtë finale. Maqedonia? Nëse ata kanë arritur deri këtu, ka ndodhur ngaqë e meritojnë të jenë në finale ndaj nesh…”