MENU
klinika

Çfarë nuk dini...

Bunkeri gjigant antibërthamor: sidomos Tirana, e fortifikuar!

02.03.2022 - 17:23

          Jo vetëm historia; aktualiteti na bën të kthejmë sytë (me ironi, apo jo), nga një dukuri mëse e zakonshme e Shqipërisë totalitare – kjo, kur Rusia ”kërcënon” me armë bërthamore. Është ky tension, që ngjall më shumë kureshtje, për bunkerët e ndërtuar asokohe te ne.

Më i veçanti në Shqipëri, është bunkeri antibërthamor i ndërtuar nga regjimi i kohës.

Rreziku i armëve bërthamore, pas Luftës së II, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje, në rast të përdorimit eventual të tyre. Në Shqipëri u ndërtuan 221 mijë e 143 bunkerë, brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare.

Nëse do kishte luftë bërthamore, Enver Hoxha dhe byroja politike e sistemit komunist planifikohej të strehoheshin pikërisht brenda këtij bunkeri antibërthamor: gjendet në periferi të Tiranës, një ndërtim gjigant 5-katësh, nëntokë, i ndërtuar nga Enver Hoxha, me 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte do strehohej byroja politike.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme, që nga vija Marzhino deri te lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe ato kimike dhe bërthamore, me fuqi deri në 20 kiloton.

Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre, u krye në vitin 1975, në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë, në Peldhja të Sarandës, në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas, nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1,000 predha artilerie, ndërsa aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50 kg, 250 kg deri në 500 kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda, mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses.

Më pas, Byroja Politike vendosi atë që njihet, si ”bunkerizimi i Shqipërisë”.

U planifikuan të ndërtoheshin 221 mijë e 143 bunkerë, por u ndërtuan vetëm 173 mijë e 371.

Pak a shumë, një për çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, që zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21 mijë bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën me qindra ushtarë dhe civilë, për shkak të aksidenteve në punë.

Bunkerët ishin të ndërtuara prej betoni, çeliku dhe hekuri dhe ishin të madhësive të ndryshme nga bunkerë për një ose dy persona me vendin e vendosjes së armëve në strehimet e mëdha antibërthamore, të destinuara për përdorim nga udhëheqja e partisë.

Lloji më i zakonshëm i bunkerit, ishte ai me një kupolë të vogël rrethore betoni, të vendosur në tokë, një bazament betoni formë rrethore, i mjaftueshëm për strehimin e një ose dy personave që luftonin brenda. Njohur si ‘Qendër Zjarri ose bunkerët e QZ, ata ishin parafabrikuar dhe u transportuan në pozicionet përfundimtare, ku kryhej edhe montimi.

Bunkerët përbëheshin nga tre elementë kryesore: një kube betoni, me diametër prej 3 m, me një frëngji për hapje zjarri, një gjysmëcilindër për të mbështetur kupolën dhe një mur të jashtëm, me një rreze 60 cm më të madh se kupola.

Hapësira midis cilindrit dhe murit të jashtëm, ishte e mbushur me dhe. Në vende të ndryshme përgjatë bregut, u ndërtuan një numër i madh QZ, në grupe treshe, të lidhura me njëri tjetrin nga një tunel i parafabrikuar prej betoni.

Bunkerët e tjerë ishin ndërtuar të grupuara, rreth pikave strategjike në të gjithë vendin ose në linja përgjatë drejtimeve strategjike. Tirana, veçanërisht, ishte shumë e mbrojtur, me mijëra bunkerë vendosur në pesëdhjetë rrathë që përshkonin qytetin.

Bunkerët u projektuan nga inxhinieri ushtarak Josif Zagali, i cili, kishte qenë partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik, pas luftës. Ai vuri re se, fortifikimet në formë gjysmësfere ishin pothuajse të papërshkueshme nga zjarri i artilerisë dhe bombat, që thjesht, bënin rikoshet në kupolë. Kështu, ai i vuri në zbatim njohuritë për t’i projektuar bunkerët, kudo në formë gjysmësfere. Mbi bazën e projektit të inxhinier Zagalit, u ndërtuan me mijëra bunkerë në Shqipëri.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye