MENU
klinika

Mësojini...

Ca hile të thjeshta që mund t’ju shpëtojnë në situata rreziku

02.03.2022 - 16:10

Nëse ka diçka që të mëson jeta prej të rrituri është se pavarësisht sa të zgjuar jeni, nuk dini shumë gjëra. Si përshembull gjithë hilet e listuara më poshtë, që mund t’ju hyjnë në punë në situata jo dhe aq të zakonshme.

1.

“Gjatë dimrit unë mbaj gjithmonë një çantë të madhe ku fus gjëra ekstra si kapele, dorashka, shall, etj. Në këtë formë jamë e përgatitur nëse ngec diku dhe më vonë bëhet ftohtë.”

2.

“Thikat e mprehta e të mëdha janë përgjithësisht më të sigurta për t’u përdorur.”

3.

“Sa herë të jeni duke ecur nëpër rrugë natën, ndizni dritën e telefonit dhe drejtojeni drejt trafikut që keni përballë.”

4.

“Lëndimet në kokë duan orë për t’u shfaqur. Takoni menjëherë një mjek edhe nëse mendoni se është diçka pa rëndësi. Mund të jenë vonë kur simptomat të shfaqen.”

5.

“Kurrë mos e lëvizni një njeri të lënduar!”

6.

“Blini një thyerse xhami dhe mbajeni gjithmonë me vete në makinë. Nuk i dihet kurrë dhe mund të ndihmoni veten apo dikë tjetër në situatë rreziku.”

7.

“Sa herë të përgatitesh për të shkuar në një vend të ftohtë, kujto të veshësh disa shtresa rrobash dhe mbi të gjitha: mbro këmbët, duart dhe fytyrën.”

Burimi: BuzzFeed