MENU
klinika

“Çelësi për t’i dhënë fund luftës”

Zelensky bën thirrje për bisedime me Putinin

22.03.2022 - 10:30

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka bërë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus si çelësi për t’i dhënë fund luftës, shkruan The Guardian

Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur disa raunde bisedimesh por pa përparime. Zelenskiy theksoi se bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus tani ishin më të nevojshme se kurrë. Pa një takim mes dy lidërve është e vështirë të kuptohet se deri në çfarë pikë do të përpiqen të dy për të ndaluar luftën.

Presidenti ukrainas e bëri të qartë se bashkatdhetarët e tij nuk do të dorëzonin kryeqytetin, qytetin lindor të Kharkiv, apo Mariupolin e bombarduar dhe të rrethuar nga forcat ruse.