MENU
klinika

Zgjedhjet në Serbi,

Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës

12.03.2022 - 14:18

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet e prillit në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka njoftuar se  kjo listë do të ketë numrin 16 dhe në të marrin pjesë tri parti.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16. Me të njëjtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD”, shkruan Kamberi.

Në këtë listë janë dhjetë kandidat për deputetë. “Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të. Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat  kolektive”, thuhet në njoftimin e Kamberit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA nis lëvizjet, Palmer urdhër të prerë

“Beogradi e Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedave”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë