MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton artritin reumatoid?

06.03.2022 - 12:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton artritin reumatoid?

Mjeku: Faktorët gjenetikë. Ka mjaft të sëmurë që e njëjta sëmundje haset tek pjesëtarë të së njëjtës familje. Pra nëna, vajza, gjyshja, mbesa, nipi vuajnë nga e Artritinjëjta sëmundje. Shkon mjaft shpesh dhe me prirjen gjenetike, sfera hormonale. Te gratë përpara menopauzës shpeshtësia e sëmundjes është më e lartë. Është vënë re se pas menopauzës rastet agresive të sëmundjes fillojnë dhe qetësohen, përmirësohen.

Influenca e sferës hormonale shihet gjatë shtatzanisë. Sëmundja përmirësohet, pothuajse nuk ka nevojë fare për mjekim. Por menjëherë pas lindjes fillojnë shenjat e rëndimit, të acarimit në mënyrë të jashtëzakonshme të sëmundjes.

Pranohet që femrat që nuk kanë lindur, kanë risk të lartë për t’u sëmurur nga artriti reumatoid. Por, kjo e dhënë është e vështirë që të merret në konsideratë, pasi nuk mund të saktësohet nëse steriliteti është vetë faktor risku përpara shfaqjes së artitit reumatoid apo shtatzënia në vetvete ka rol mbrojtës. Influenca e shtatzënisë në shfaqjen e artitit reumatoid, duket se është mjaft komplekse. Ka mjaft të dhëna që flasin se shtatzënia ndikon në shfaqjen e artrit reumatoid. Njihet fakti se raste të reja me artrit reumatoid në periudhën e shtatzënisë janë të reduktuara, sidomos gjatë shtatzanisë së parë.

E kundërta shihet pas lindjes. Risku për t’u sëmurur me artrit është rreth pesë herë më i madh 12 muaj pas shtatzënisë. Shfaqja e artritit reumatoid me frekuencë jo të njëjtë në periudha të ndryshme të shtatzënisë, lindjes dhe laktacionit flet për ndikim të hormoneve endogjenë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.