MENU
klinika

Ish-gjenerali amerikan zbulon “armën” kyç të ukrainasve

Çfarë i prishi planet e ushtrisë së fuqishme ruse

03.03.2022 - 11:04

Ish-gjenerali amerikan, David Petraeus, tha se Rusia do të kishte epërsi absolute ajrore mbi Ukrainën, sikur Perëndimi të mos kishte dërguar më herët armë, furnizime dhe raketa të mbrojtjes ajrore.

“Rusët do të ishin në gjendje të bënin çfarë të donin, por nuk janë, për shkak të këtyre sistemeve”, tha Petraeus për BBC-në.

Ai tha se shumë raporte të verifikuara për avionët e rrëzuar rusë, sugjerojnë se forcat ruse kanë pësuar “humbje shumë të mëdha”.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim qysh para fillimit të pushtimit rus, më 24 shkurt.

Bashkimi Evropian, për herë të parë në historinë e tij, është duke financuar armatimin e një vendi në konflikt – në këtë rast Ukrainës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pushton qytetin kyç të Ukrainës jugore

Rusia shënon fitoren e parë pas një jave luftimesh