MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e mundshme të Alzheimerit të hershëm?

23.03.2022 - 14:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e mundshme të Alzheimerit të hershëm?

Mjeku: Dëmtimi i lehtë kognitiv është një fazë e hershme e humbjes delikate të kujtesës ose humbje të tjera të aftësive njohëse, të tilla si gjuha ose perceptimi vizual, sipas hulumtimit të botuar në raportin e fakteve dhe shifrave të sëmundjes Alzheimer 2022 të Shoqatës së Alzheimerit. Shenjat mund të jenë të lehta për t’u vënë re nga personi i prekur dhe të dashurit, por mjaft serioze sa që personi i prekur nuk mund të ruajë aftësinë e tij për të bërë shumicën e aktiviteteve të jetës së përditshme.

Shumë njerëz e ngatërrojnë këtë dëmtim me plakjen normale, por është ndryshe – rreth një e treta e njerëzve me dëmtim të lehtë njohës zhvillojnë çrregullime për shkak të sëmundjes së Alzheimerit brenda pesë viteve, sipas hulumtimit.

Në varësi të llojit të dëmtimit që kanë njerëzit, ata mund të kenë vështirësi në kujtimin e bisedave, ruajtjen e mendimeve të tyre gjatë një bisede, kryerjen e detyrave të përditshme, të tilla si pagimi i një fature. Disa individë përkeqësohen dhe të tjerë kthehen në funksionin normal, sipas raportit.

Tetëdhjetë e pesë përqind e të rriturve thanë se do të dëshironin të dinin herët nëse kishin sëmundjen e Alzheimerit, në mënyrë që të mund të planifikonin, të trajtonin simptomat më herët, të merrnin hapa për të ruajtur funksionin njohës ose të kuptonin se çfarë po ndodh, zbuloi hulumtimi.

Çfarë shkakton dëmtim të lehtë kognitiv?

Faktorë të shumtë mund të kontribuojnë në dëmtimin e lehtë konjitiv kështu që duhet të kemi parasysh se ky term është më shumë një term ombrellë sesa një kusht specifik, sipas hulumtimit.

“Ai mund të shkaktohet mungesa e vitaminave ose gjendje mjekësore si mosfunksionimi i tiroides”, tha Dr. Richard Isaacson, drejtor i Klinikës së Parandalimit të Alzheimerit në Qendrën për Shëndetin e Trurit në Kolegjin e Mjekësisë Schmidt të Universitetit Atlantik të Floridës.

Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë efektet anësore të ilaçeve, privimi i gjumit, ankthi, çrregullime neurologjike ose psikiatrike, çrregullime sistemike si presioni i lartë i gjakut, goditje në tru ose sëmundje të tjera vaskulare, dhe lëndime traumatike të trurit.

Në përgjithësi, shumëllojshmëria e faktorëve, simptomat e tjera dhe mungesa e një testi të dëmtimit të lehtë konjitiv mund ta bëjnë diagnostikimin e kësaj sëmundje të vështirë dhe të pakëndshëm për shumë mjekë, treguan gjetjet.

Kur mjekët zbulojnë këto siptoma te pacientët, ata më së shpeshti rekomandojnë ndryshime në stilin e jetës, bëjnë teste laboratorike ose i referojnë pacientët te një specialist, shkruajnë autorët.

“Njerëzit mund të marrin kontrollin e shëndetit të trurit të tyre duke bërë ndryshime aktive në jetën e tyre të përditshme, nuk ka të bëjë vetëm me stërvitjen, dietën, gjumin dhe stresin, por janë gjithashtu edhe kushte mjekësore që mjekët e kujdesit parësor mund të ndihmojnë në optimizimin dhe trajtimin e tyre – si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti”  tha Isaacson.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN