MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë simptomat e kisteve në mitër?

18.03.2022 - 12:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë simptomat e kisteve në mitër?

Mjeku: Shumica e kisteve nuk japin simptoma, por nëse japin, ato përfshijnë:
-Çrregullime menstruale
-Dhimbje pelvike – një dhimbje konstante ose e herëpashershme, e bezdisshme dhe që përhapet në zonën lumbare ose në kofshë.
-Dhimbjet nisin para ciklit dhe mbarojnë me të.
-Dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale.
-Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve apo shtypje te zorrët.
-Të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, të ngjashme me ato të shtatzënisë.

-Ndjenjë rëndese apo mbushjeje të barkut
-Shtypje në zorrën e trashë apo në fshikëzën e urinës. çka çon në urinim më të shpeshtë apo vështirësi në zbrazjen e plotë të saj.

Duhet kërkuar ndihmë mjekësore në rast dhimbjeje të fundit të barkut të menjëhershme dhe të forta, dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella, kur ka shenja të shokut, si p.sh.: ftohje të trupit, shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi, lëkurë e ftohtë dhe e lagësht.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN