Alain Giresse ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në krye të përfaqësueses së Kosovës, duke fituar 5-0 në Prishtinë në miqësoren kundër Burkina Faso. Një nisje shumë e mirë për trajnerin francez.
Dardanët e nisën shumë mirë, teksa realizuan që në minutën e tretë me Fidan Alitin. Më pas ishte Astrit Selmani që dyfishoi shifrat në minutën e 23-të. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.
Në të dytën është Mërgim Vojvoda që shënon golin e tretë për Kosovën në minutën e 55-të, pas pasimit të Rashicës. Në 65’, është portieri Ujkani që u mohon miqve afrikanë një gol, teksa pret penalltinë. Pas 3 minuyash vendasit shënojnë golin e katërt, teksa është vetë Rashica që shënon.
Në të 75’ ka vend edhe për Tomi Domgjonin, që shënon golin e pestë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Një fitore që rikthen entuziazmin në përfaqësuesen dardane, që më 29 mars do të luajë miqësoren tjetër, atë me Zvicrën në transfertë.