MENU
klinika

“Më shumë njihja nga ekipi rival”

Debutoi kundër Spanjës, sonte shansi tjetër i Balliut

26.03.2022 - 13:37

Ivan Balliu bëhet gati për një tjetër sfidë ndaj Spanjës. Mbrojtësi i djathtë, i cili po shkëlqen në La Liga, tani shpreson që më në fund të bëhet protagonist me kuqezinjtë, ashtu siç ëndërronte kur iu bashkua për herë të parë në vitin 2017.

Asokohe, Christian Panucci e hodhi në fushën e lojës pikërisht në një ndeshje të kualifikuesve të Botërorit ndaj Spanjës. Një mënyrë e veçantë për të filluar karrierën në përfaqësuese ku deri tani është aktivizuar me pikatore. Por ai nuk është penduar për atë zgjedhje që ka bërë, siç ka shpjeguar për katalanasen “Ara”.

“Nuk u mendova dy herë, ishte një mundësi shumë e mirë që të vazhdoja të rritesha si futbollist”, – tha Balliu i cili kujtoi atë ndeshje të parë. “Njihja më shumë lojtarë nga kombëtarja tjetër sesa të kombëtares time”, – shpjegoi futbollisti i lindur dhe rritur në Spanjë, me të kaluarën në akademinë e Barcelonës.

Ivan Balliu

Por tani është një Shqipëri ndryshe, me një projekt që synon të bëjë përsëri emër në arenën ndërkombëtare. “Ndeshja ndaj Spanjës do të na shërbejë për të parë në cilin moment jemi, po vijnë breza të mirë lojtarësh. Objektivi ynë është që të kthehemi pjesë e Europianit.

Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Do të mbajmë pak topin, por do të mundohemi të jemi të vendosur mirë në mbrojtje dhe të dalim në kundërsulm”, – tregoi mbrojtësi i cili po bën mirë në radhët e Rayo Vallecanos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-trajneri i Kombëtares, De Biasi

“Sfida në Beograd, makthi i karrierës sime”

Trajneri i Kombëtares, Edy Reja

“Të dalim me kokën lart ndaj Spanjës”


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën