MENU
klinika

“Kjo ishte si një tragjedi për mua”

Deputetja ukrainase që ka marrë armën dhe është gati të qëllojë rusët

13.03.2022 - 18:50

Jo vetëm burrat, por edhe gratë janë rreshtuar në vijën e parë të frontit të luftës ndaj pushtuesit rus. Një model të tillë ka ndjekur deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko. Ajo ka treguar së fundmi se ende nuk i ka fshirë nga telefoni alarmet që i kujtojnë oraret e kurseve të notit të fëmijëve. E tani, Vasylenko ka marrë një pushkë në duar.

“Kjo ishte si një tragjedi për mua, sepse kam luftuar për 34 vite të jetës sime zakonin e ngrënies së thonjve. Isha kaq krenare që më në fund arrita ta heq atë zakon dhe arrita të rris thonjtë e mi. Më pas universi më tha “jo” përmes Vladimir Putinit, i cili vendos të sulmojë vendin tim. M`u desh të merrja një armë dhe që të mund ta përdor m`u desh t`i prisja thonjtë”, thotë ajo.
Deputetja ka shtuar më pas se që kur ka nisur lufta ajo ka bërë make-up çdo mëngjes dhe e ka hequr çdo natë.
“Që nga ajo telefonatë e orës pesë nga kolegët e mi për të ndezur televizorin dhe për të parë njoftimin e Putinit për luftën, unë jam grimuar çdo mëngjes dhe e kam hequr atë çdo natë. Është një domosdoshmëri. Ne jemi ende njerëz të civilizuar”, ka treguar Lesia Vasylenko.

Vasylenko u zgjodh në vitin 2019 si deputete e partisë liberale Holos dhe është pjesë e opozitës në parlamentin ukrainas, por të gjithë deputetët tashmë i janë bashkuar presidentit Volodymyr Zelensky.

Vasylenko është paralajmëruar si një nga objektivët e ushtrisë ruse, por ajo thotë se është gati të përballet dhe madje të qëllojë mbi ta nëse do të jetë nevoja.

"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE