MENU
klinika

“Është totalisht diçka tjetër”

Detaje nga performanca e Ronela Hajatit në “Eurovision”

04.03.2022 - 12:26

Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, ka treguar ditën e sotme shumë detaje rreth performancës së këngëtares Ronela Hajati në “Eurovision”.

Gjatë një interviste për emisionin “FriendZone”, Niko Komani tha se performanca do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i RTSH-së.


Ai u shpreh se Ronela do të vijë më moderne dhe bombastike. Stilisti gjithashtu zbuloi se ajo do të ketë një performancë më energjike dhe se për koreografinë po kujdeset Klaudia Pepa.

“Është totalisht diçka tjetër. Do të jetë diçka tepër moderne. Do të jetë një Ronela bombastike, do të kërcejë më shumë se tek festivali. Ronela do të “çmendet”. Klaudia Pepa po merret me koreografinë. Performanca nuk do të ketë asnjë lidhje me performancën që pati në festival. Është një koncept ndryshe. Për veshjen finale ende nuk kemi arritur në përfundim sepse janë katër veshje dhe do të shikojmë se cila është idealja.”, tha Niko.

Edhe Ronela Hajati, ka zbuluar një pjesë ‘look’-u nga klipi që pritet të publikohet nesër në orën 16:00.

Në foton e publikuar në llogarin e saj të “Instagram”-it, ajo duket si një mbretëreshë.

Këngëtarja do të na përfaqësojë me këngën “Sekret”, ndërsa ka premtuar se do të shkaktojë shumë zhurmë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga drama Bora-Donald tek humbja e Hueydës

Ngjarjet më të bujshme të showbizz-it shqiptar në 2021

"Le të themi një herë të vetme që…"

Ronela Hajati u kritikua për tekstin, reagon Aurela Gaçe

Përgatitjet për “Eurovision”

Ronela Hajati duket kaq ndryshe!