MENU
klinika

Dyshimet

Digjen gjatë natës tre makina në Laç

19.03.2022 - 14:38

Tre makina janë djegur rreth orës 1 pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit. Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.

Fatmirësisht kanë shpëtuar dhjetëra makina të tjera që ndodheshin pranë. Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga flakët është dëmtuar dhe një objekt ngjitur dhe një kioskë që shet gazetat.