MENU
klinika

Vazhdojnë largimet masive

Dita e 15-të e luftës, Ukraina hap korridoret humanitare për civilët

10.03.2022 - 11:07

Ukraina ka hapur shtatë korridore humanitare, duke përfshirë një nga Mariupol, mes raporteve se trupat ruse kanë pushtuar disa zona të qytetit. Zëvendëskryeministri i vendit tha se ishin hapur shtatë korridore humanitare, shkruan The Guardian.

Guvernatori i Sumy tha se tre kolona me të evakuuar po largoheshin pas vendosjes së një armëpushimi. Pavarëisht vendosjes së armëpushimit të përkohshëm ka pasur raporte për sulme të shumta.

Forcat ruse kanë marrë nën kontroll një pjesë të qytetit. Deri më tani 1.43 milion njerëz kanë hyrë në Poloni që nga fillimi i pushtimit. Vetëm të mërkurën  kanë kaluar kufirin rreth 117.600 ukrainas.