19.03.2022 - 14:40
Zbardhen detaje te reja nga djegia e 3 makinave pranë një banke në qytetin e Laçit, pas mesnate.
Sipas burimeve bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Makina qe i është vënë flaka në fillim është në pronësi të një mësuesi fizkulture ne Laç, Endrin Paulin Shehu 30 vjeç.
Abcnews.al mëson se pas analizimit të kamerave të sigurisë në një biznese aty pranë, duket një person me kapuç në kokë dhe i afrohet njërës nga makinat dhe i ve zjarrin e më pas largohet.
Nga era flakët janë përhapur dhe në dy mjetet e tjera.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.