Në prag të ndeshjes me Spanjën ka folur edhe Xhiakomo Vrioni. Sulmuesi, i cili luan në Austri me Tirolin foli për grumbullimin e tij me Shqipërinë, por dhe kishte një mesazh për Alvaro Moratën.
“Jam i lumtur kur Kombëtarja të thërret pasi është një gjë e bukur, përfaqëson familjen dhe popullin tënd. Do të jap maksimumin.”
Si e ke para përfaqësuesen nga jashtë? Sipas meje është shumë pozitiv sepse skuadra është në një nivel të lartë. Kemi shumë lojtarë të mirë dhe është një gjë shumë e bukur të jem këtu në Kombëtare.
Konkurenca në ekip me sulmuesit e tjerë si Broja ose Uzuni – Është normale që konkurrenca është gjithandej. Është një gjë më e bukur për Shqipërinë nëse të gjithë sulmuesit shënojnë. Ne do japim maksimumin, por zgjedhjen do ta bëjë trajneri Ky është objektivi i gjithë lojtarëve që të jenë pjesë e Kombëtares.
Gol me Kombëtaren? Kjo është ëndërr ime, të gjej golin e parë me Kombëtaren. Mund të bëj të lumtur gjithë familjen time.
Çfarë do ndodh në merkato me ju? Nuk e di me të thënë të vërtetën pasi mungojnë akoma 2 muaj dhe sezoni është i gjatë. Shpresoj të mbaroj sezonin duke shënuar më shumë gola dhe duke i dhënë ndihmë ekipit tim.
Mban kontakte me Juventusin? – Mbaj me ca lojtarë, kam ca shokë aty. Mbaj kontakte me Alvaro Moratën.
Mesazh Moratës ose ndonjë presion para sfidës? – Jo sepse jemi profesionistë. I kam thënë të më ruajë një bluzë. Është një çun shumë i mirë dhe për mua është ndër sulmuesit më të mirë në botë.
Ndeshja me Spanjën – Ne do provojmë pasi është normale, me ndeshjen me Spanjën mund të shohim nivelin që jemi dhe të tentojmë të marrim maksimumin. Dhe për tifozët që do vijnë në stadium.