MENU
klinika

Bundesliga, Java 27

Dopietë e Lewa-s, Bayern triumfon me “poker”

19.03.2022 - 21:28

Pas dy barazimeve radhazi, Bayern Munchen është rikthyer te fitorja, duke mundur në shtëpi 4-0 ekipin e Union Berlin. Me tre gola në pjesën e parë, bavarezët nuk e vunë në dyshim këtë sukses dhe shkojnë në 7 pikë para vendit të dytë.

Coman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të dhe Bayern fillon të luajë më mirë. Pas 9 minutash Nianzou shënon golin e dytë. Kimmich dha asistin. Në minutën e fundit të pjesës së parë ka penallti dhe Lewandowski nuk fal nga pika e bardhë.

Spao nis pjesa e dytë është sërish sulmuesi polak që shënon, kësaj here përmes aksionit pas pasimit të Musialas. Lewa ngjitet në kuotën e 31 golave në 27 ndeshje, duke marshuar në fitimin e “Këpucës së Artë” në Bundelisgë dhe në Evropë. Mbyllet 4-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën