Trajneri i Lokomotivës së Moskës. Markus Gisdol. ka dhënë dorëheqjen nga klubi. Tekniku me origjinë gjermane është shprehur se nuk mund të qëndrojë në një vend ku vetëm pak kilometra më tutje jepet urdhëri për të vrarë të pafajshëm.
“Nuk mund ta vazhdoj punën time në një vend ku udhëheqësi i tij është përgjegjës për luf. tën dhe agresionin në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, ndaj i kam kërkuar klubit dorëheqjen nga posti i trajnerit me efekt të menjëhershëm.
Nuk mund të qëndroj në fushë duke stërvitur dhe u kërkuar profesionalizëm futbollistëve, kur pak kilometra më larg jepen urdhrat për t’i shkaktuar vuajtje një populli të tërë”, – tha gjermani.