MENU
klinika

Lufta në Ukrainë/ Parashikimi i Borrell

“Dy javët e ardhshme do të vendosin se në cilën anë do të jetë fitorja”

24.03.2022 - 18:35

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se brenda 15 ditëve do të zgjidhet çështja e luftës në Ukrainës. Ai tha të enjten në takimin e liderëve evropianë se aleatët do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës ndaj Rusisë, pasi siç theksoi, Kievi është temë shumë e rëndësishme.

“Dy javët e ardhshme do të vendosin se në cilën anë do të jetë fitorja. Dhe ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, duke furnizuar me armë”, tha Borrell në hyrje të një Këshilli Evropian kushtuar Ukrainës

Sipas Borrellit, rezistenca ukrainase është e rëndësishme dhe do të mbetet në histori.

“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike. Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN