MENU
klinika

19 dhe 22 vjeç

Dy sportistë të tjerë ukrainas humbin jetën gjatë luftimeve

08.03.2022 - 17:54

Sporti ukrainas është në zi. Edhe dy sportistë të tjerë kanë humbur jetën në zonën e luftës nga ushtria ruse, duke e cuar në 8 numrin, përfshi trajnerët. Yevhen Zvonok ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë luftimeve në qytetin Chernigovone.

Mediat ukrainase njoftojnë se 22 vjeçari ndërroi jetë nga bombardimet e ushtrisë ruse, e cila po mundohet ta pushtojë edhe kryeqytetin, Kiev. Zvonok, kampion ukrainas, kishte fituar edhe medaljen e argjendtë në Kampionat Botëror.

Pra, ai ishte nënkampion botëror dhe pritej shumë nga ai. Madje, njohësit e këtij sporti luftarak besonin se 22 vjeçari në të ardhmen kishte potencial të shpallej edhe kampion botëror. Por, ai iu bashkua ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus.

Më 3 mars ai u befasua nga një prej bombardimeve ruse në Chernigov, ndërsa të hënën u gjet trupi i tij në shkollën në gërmadhat e shkollës që ishte bombarduar.

“Askush nuk e priste që ai t’i merrte armët. Ai ishte një djalë i qetë dhe i mirë, një sportist i talentuar. Por, kur erdhi koha për ta mbrojtur vendin, ai nuk mendoi fare”, – theksoi shoku dhe trajneri i tij, Sergey Lysyuk, jashtëzakonisht i mërzitur për humbjen e sportistit.

Por edhe një talenti të basketbollit në Ukrainë i është ndalur në gjysmë ëndrra për të luajtur në NBA. Bohdan Popova është vrarë në vendin e tij nga forcat ruse, të cilat po e sulmojnë Ukrainën tani e gati dy javë.

19 vjeçari ishte pjesë e ekipit të të rinjve në Ukrainë dhe kishte mesatare prej 13 pikësh e 19 kërcimesh për ndeshje. Por, pasi filloi lufta, ai iu bashkua ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut nga agresori rus. Mirëpo, fatkeqësisht u vra nga ushtria ruse.

Ai ëndërronte të studionte në kolegjin UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të luante fillimisht në ligën NCAA e më pas në NBA. Shumë sportistë të njohur ukrainas, por edhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë në mbrojtje të atdheut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij