Igli Tare prej vitesh është kthyer në një nga emrat më të lakua në Serie A. “Magjia” që bëri me Lazio-n, ku me një buxhet shumë të limituar, të paktën në raport me ekipet e tjera të mëdha, arriti të kthej Lazion konkurruese, në nivele të larta, por shpesh dhe fituese.
Prej kohësh, Tare është ndjekur nga shume klube të mëdha në Itali dhe jo vetëm, fillimisht u josh nga Milan ndërsa së fundmi mediat flasin për një interesim edhe nga ana e Juventus. Jo vetëm në Itali, Tare ka admirues edhe në Gjermani.
“Il Tempo” vjen këtë të diel me një lajm ekskluziv në lidhje me të ardhmen e Igli Tares, ku sipas tyre, ish sulmuesi i famshëm shqiptar ka vendosur të vijojë karrierën e tij te Lazio.
“Tare ndihet shumë mirë në kryeqytet, me Lotiton mund të ketë ndonjë ide ndryshe, por kurrë sa për të arritur në atë pikë që të ndahen. Drejtori sportiv së shpejti do të firmos një kontratë të re deri në 2025”, lexohet ndër të tjera.